Emrat e bukur të Allahut icon

Emrat e bukur të Allahut vVARY

Emrat e bukur të Allahut screenshot 0 Emrat e bukur të Allahut screenshot 1 Emrat e bukur të Allahut screenshot 2 Emrat e bukur të Allahut screenshot 3 Emrat e bukur të Allahut screenshot 4 Emrat e bukur të Allahut screenshot 5 Emrat e bukur të Allahut screenshot 6 Emrat e bukur të Allahut screenshot 7

About this app

Developer Description

Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to.

Dija më e vlefshme është dija rreth Allahut xh.sh..

Allahu xh.sh. ka thënë:

“...Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!.. “ [Zumer: 9]

“..vërtet dijetarët janë ata që ia kanë frikën Allahut...“ [Fatir: 28]

Shkenca apo dija që merret me emrat e bukur të Allahut është shkenca më e ëmbël, më e shtrenjtë, më e dashur për Allahun dhe për muslimanët. A ka diçka më të ëmbël dhe më me vlerë sesa të njohësh Allahun, Krijuesin e githësisë?! Ai që e njeh Allahun, e do Atë, shpreson tek Ai, i afrohet Atij, tërë jetën mundohet t'ia kushtojë Atij. Ai që e njeh Allahun, ia ka frikën, i ruhet çdo fjale a vepre që nuk e do Allahu. Sa më mirë ta njohësh Allahun, aq më afër Tij je, sa më afër Tij, aq më i qetë, më stabil, më i lumtur jo vetëm në këtë botë, por edhe në tjetrën.

Terë kjo arrihet duke i njohur emrat e Tij, subhanehu ve teala, kuptimin apo domethënien e tyre dhe duke punuar me ta. Kështu që dija më e vlefshme dhe më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me njohjen e emrave të bukur dhe cilësive të përkryera të Allahut xh.sh.

Kur'ani është i mbushur me përshkrimin e emrave dhe cilësive të Allahut xh.sh.. Është vështirë të gjesh ndonjë ajet, që nga fillimi i Kur'anit e deri në fund, i cili nuk ka në të ndonjë emër apo cilësi të Allahut xh.sh..

Ibnu Tejmije ka thënë: “Kur'ani më shumë përmend emrat dhe cilësitë e Allahut sesa përmend ushqimin, pijen dhe martesën në xhenet. Ajetet që flasin për emrat dhe cilësitë e Allahut janë më të mëdha sesa ajetet që flasin për botën tjetër“.

Njeriu është krijuar për të adhuruar Allahun xh.sh. dhe nuk ka mundësi ta adhurojë Atë si duhet pa e njohur. Nuk ka mundësi ta njohësh Atë ndryshe vetëm se nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij, subhanehu ve teala.

Është detyrë parësore për besimtarin që t'i njohë emrat dhe cilësitë e Allahut xh.sh., ti njohë kuptimet e tyre, domethënien e tyre, në mënyrë që ta adhurojë Allahun ashtu si kërkohet prej tij.


Rreth Aplikaciont:

Të gjitha informacionet dhe përshkrimet e Emrave të Bukur të Allahut në këtë aplikacion janë të bazuara në veprën "Komentim i Emrave të Bukur të Allahut", të shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi, me lejen e tij.

Ky libër ka qenë udhërrëfyesi ynë kryesor në përpilimin e përmbajtjes dhe në përpjekjen tonë për të ofruar një kuptim më të thellë dhe të qartë të emrave të Allahut xh.sh..

Ne e falënderojmë Dr. Shefqet Krasniqin për kontributin e tij të çmuar dhe e inkurajojmë secilin përdorues të aplikacionit të referohet tek vepra origjinale për një studim më të detajuar dhe të thelluar.

Version Information

Version
-
Downloads
1K+
Updated on
-
Released
Mar 15, 2024
Requires
Android Varies with device

Statistics

Google Play Rating History

Current
Average
Range

Rating Distribution

Total Ratings:

Downloads Over Time

Emrat e bukur të Allahut has been downloaded times.

Total Downloads
Last 30 Days
Avg Daily Est.

Shaded area shows 30-day prediction based on historical trends

Historical data collection started recently. More data points will be available over time.

Emrat e bukur të Allahut users say on Google Play

★★★★★
Maung Maung Maung Maung

How to read in English ... Please

6 Feb 10, 2025

ApkTrusted Ratings & Reviews

0.0
0 ratings
5
0
4
0
3
0
2
0
1
0
✓ Thank you! Your review has been submitted and will be published after admin approval.
Be the first to write a review...

More from Noor Path

See more apps

Explore Tags

Browse all tags